Showbiz

Dua Lipa performon në ceremoninë e ndarjes së çmimeve NME

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VO5 NME Awards 2017 që do të mbahet të enjten mbrëma.

Përveç performancës, Dua është e nominuar në dy kategori për këto çmime. Ajo është e nominuar për këngëtaren më të mirë britanike dhe në kategorinë artistja më e mirë e re e përkrahur nga TOPMAN.

Së bashku me Duan do të performojnë edhe Bastille, Wiley, Charli XCX, Pixie Geldof dhe shumë artistë tjerë.