Këtë të shtunë, në emisionin JETA, bashkë me estetistet e ftuara në studio, flasim për ndërhyrjet estetike.
Sipas estetistes Teuta Ramadani-Tunuzliu, numri i ndërhyrjeve estetike, por edhe i trajtimeve të fytyrës është rritur ndjeshëm.
Filler-i, apo mbushësi, si dhe botox-i janë dy nga ndërhyrjet që përdoren më së shumti, megjithatë kanë dallime mes tyre.
Jeta Jahja, stomatologe dhe estetiste, shpjegon se këto dy të fundit dallojnë në bazë të qëndrueshmërisë dhe efektit që japin.
Estetistet në JETA, në bazë të përvojës që kanë në këtë fushë, rrëfejnë se cila moshë e gjini shpreh dëshirën për ndërhyrje estetike.