Kriza energjetike që ka prekur ndjeshëm edhe Kosovën vështirë se do të nisë të zbutet vitin e ardhshëm, sipas ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka komentuar ndarjen e 20 milionë eurove nga Qeveria për KEK-un.
“S’dua të tingëlloj fatalist apo pesimist, por vetëm të uroj që kjo lloj krize të fillojë të zbutet vitin e ardhshëm, e që s’pritet shumë. Duhet të kemi parasysh Kosova është në krizë edhe më të rëndë jo vetëm prej këtë krizë, por edhe të brendshme e cila është pritur çdo ditë e për të cilën njerëz që jemi munduar të shtyjmë në ndërtimin e kapaciteteve të reja. Fatkeqësisht s’kemi arritur. Kanë shkuar disa investime që s’kanë qenë prioritet. Sot jemi këtu ku jemi. Edhe nesër nëse merret vendimi për ndërtim të kapaciteteve të reja energjetike duhet ta dini që në pesë vitet e ardhshme mund të jemi në gjendje të palakmueshme e Qeveria duhet të intervenojë me subvencionim sepse do të jetë vështirë të përballet nga qytetarët”, ka thënë ai.
-
Ismajli s’beson se rritja e tarifës prej 7% do të mjaftonte për dalje nga kriza energjetike
-
Kurti: Siguria energjetike është siguri kombëtare, Kosova ka kapacitete të kufizuara prodhuese
-
Jo të gjitha komunat do të përfitojnë nga pakoja 75-milionëshe për energjinë
-
Kurti: Dy muajt e ardhshëm kritikë në përballje me krizën energjetike, kurseni
- Si mbërritëm deri këtu e si ta kthejmë Kosovën në rrugën e duhur