INTERAKTIV

Sa kosovarë nga diaspora janë regjistruar deri më 9 maj sipas ASK-së

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka deklaruar se rreth 1.5 milionë banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, pa përfshirë diasporën.

Sipas tij, deri më tani (9 maj) janë regjistruar rreth 1.300.000 banorë.

U.d. i kreut të ASK-së shtoi se nga 2012-a Kosova pritet t’i ketë 200 mijë banorë më pak, e kjo sipas tij për shkak të emigrimit.

Kastrati ka treguar se rreth 400 mijë kosovarë nga diaspora janë regjistruar deri më 9 maj.

Emisioni i plotë: