INTERAKTIV

Joseph për sulmin në Banjskë: Ambasada amerikane në Beograd ka kontribuuar edhe vetë për këtë problem

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Analisti amerikan për çështjet e Ballkanit, Edward P. Joseph vlerëson se mosreagimi i duhur i Ambasadës Amerikane në Beograd ka kontribuuar në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe morën lëndime tre policë tjerë.

Joseph në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Ambasada e SHBA-së në Beograd nuk ka reaguar si duhet në disa raste, përfshirë edhe në rastin e kidnapimit të policëve të Kosovës.