INTERAKTIV

Osmani: Liberalizimi i vizave s’ishte në agjendë të KE-së, ishte balonë e Vuçiqit

FOTO: Driton Paqarada/KOHA
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, tha se ishte e qartë në shumë intervista se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk ishte në agjendën e Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, që u mbajt para pak ditësh në Bruksel. Ajo, në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, tha se këtë “informatë” e plasoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ishte një deklaratë e presidentit të Serbisë. E ka ditur shumë mirë ai, që nuk është në agjendë, por ai qëllimisht e gjuajti atë balonë dhe për fat të keq pastaj këtu nga shumë njerëz u krijuar pritje, të cilat kemi tentuar vazhdimisht që t’i ulim poshtë. Çka kemi arritur të bëjmë, sepse shumë njerëz po thonë se edhe në të kaluarën ka pasur përkrahje. Është Komisioni Evropian ku ka pasur përkrahje, është Parlamenti Evropian ku ka pasur përkrahje, i vetmi nivel ku nuk është diskutuar më herët ka qenë Këshilli Evropian, aty ku vendosin shtetet anëtare veç e veç. Në të kaluarën këto shtet nuk kanë qenë të bindura”, ka thënë Osmani.