INTERAKTIV

“Nëse vazhdohet me këtë trajtim, Kosova rrezikon të mbetet pa mjek”

I pari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë se nëse vazhdohet me këtë trajtim edhe 10 vjet ndaj mjekëve dhe infermierëve, Kosova rrezikon të mbetet pa mjek.

Sipas Sylës, ky trajtim që po i bën Qeveria aktuale kësaj kategorie do t’i shtyjë të rinjtë që të mos fillojnë studimet në Fakultetin e Mjekësisë.