Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Përparim Ramusa, ka akuzuar kundër kandidatin nga radhët e LVV-së, Qemajl Aliun, për të cilin ka thënë se po nuk po e tregon të vërtetën në lidhje me investimet në fushën e arsimit.
Sipas tij një pjesë e projekteve në këtë fushë, i kanë mbetur nga qeverisja e PDK-së.
“S’un pe duroj t’u fol”, ka thënë Ramusa, derisa Aliu i ndërhynte gjatë fjalës së tij.
Përveç përplasjeve në emisionin “Zgjedhjet në KOHË – Debati për Shtimen”, Ramusa ka shpalosur programin e tij përmes së cilit synon të qeverisë në komunë e Shtimes.
Ai ka premtuar ndërtimin e disa çerdheve në fshatrat Petrovë, Carralevë dhe Pjetërshticë, derisa ka thënë premtime edhe për zhvillim ekonomik.
“Hartimi i dokumentacioneve kryesore strategjike për komunën, përkrahje për bizneset lokale dhe artizanalet, funksionalizmi i zonës ekonomike në Gllavicë, lehtësime për zhvillimin e biznesit përgjatë magjistrales Shtime-Lipjan, subvencionim dhe lehtësira fiskale për mikrobizneset, përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në aspektin infrastrukturor”, ka thënë Ramusa.
Kandidati i PDK-së po ashtu ka premtuar edhe mbështetje edhe për të rinjtë dhe gratë në biznes.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 12 tetor.
