Zhvillimi ekonomik në Shtime: Ramusa premton funksionalizimin e zonës ekonomike në Gllavicë

1 o. më parë / 24 sht 2025 20:36
ram

Kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Përparim Ramusa, ka akuzuar kundër kandidatin nga radhët e LVV-së, Qemajl Aliun, për të cilin ka thënë se po nuk po e tregon të vërtetën në lidhje me investimet në fushën e arsimit. 

Sipas tij një pjesë e projekteve në këtë fushë, i kanë mbetur nga qeverisja e PDK-së.  

“S’un pe duroj t’u fol”, ka thënë Ramusa, derisa Aliu i ndërhynte gjatë fjalës së tij. 

Përveç përplasjeve në emisionin “Zgjedhjet në KOHË – Debati për Shtimen”, Ramusa ka shpalosur programin e tij përmes së cilit synon të qeverisë në komunë e Shtimes. 

Ai ka premtuar ndërtimin e disa çerdheve në fshatrat Petrovë, Carralevë dhe Pjetërshticë, derisa ka thënë premtime edhe për zhvillim ekonomik.

“Hartimi i dokumentacioneve kryesore strategjike për komunën, përkrahje për bizneset lokale dhe artizanalet, funksionalizmi i zonës ekonomike në Gllavicë, lehtësime për zhvillimin e biznesit përgjatë magjistrales Shtime-Lipjan, subvencionim dhe lehtësira fiskale për mikrobizneset, përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në aspektin infrastrukturor”, ka thënë Ramusa. 

Kandidati i PDK-së po ashtu ka premtuar edhe mbështetje edhe për të rinjtë dhe gratë në biznes.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 12 tetor.

Aliu shpalos programin për Shtimen, derisa hedh akuza në drejtim të Ramusës

1 o. më parë / 24 sht 2025 20:28
aliu

Kandidati i LVV-së për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu, ka hedhur akuza në drejtim të kandidatit të PDK-së, Përparim Ramusa, duke e cilësuar atë si kapiten të bllokimit në komunën e Shtimes, pas nuk i ka votuar disa buxhete komunale. 

Në emisionin “Zgjedhjet në KOHË – Debati për Shtimen”, kandidati Aliu ka thënë qeverisjet e kaluara të PDK-së në këtë komunë e kanë lënë anash për 20 vite fshatin e Vojnovcit vetëm pse ata nuk e kanë votuar këtë parti. 

“Dy drita si kom gjete”, ka thënë Aliu

Tutje në debat, Aliu ka folur edhe për premtimet e tij në arsim, shëndetësi, e infrastrukturë derisa theks të veçantë zhvillimit ekonomik të Shtimes.

“Në zhvillim ekonomik ne e kemi trafikun urban, funksionalizimi i plotë i zonës së Gllavicës, ndërtimi i linjës së transmisionit 110 kw që do t’i ndihmojë të gjitha bizneset dhe do të forcojë energjinë elektrike... Do të bëjmë masterplan për zhvillimin e agroturizmit, hotelerisë, blegtorisë dhe turizmit sepse i kemi lidhur të gjitha rrugët e malësisë”, ka thënë Aliu.

Në zgjedhjet e kaluara Qemajl Aliu i ka fituar zgjedhjet në komunë e Shtimes pas balotazhit me kandidatin e PDK-së, Naim Ismajli.