Kandidati i PDK-së për kryetar të Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka mbështetur këtë komunë në investimet kapitale, ndryshe prej qeverive të kaluara.
Ai e ka pyetur kundërkandidatin e VV-së, Jeton Raka, se çfarë ka bërë sa ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Te ne ndoshta zgjaten punët, por me rëndësi që punohen. Ndërsa, le të na thotë kundërkandidati çka ka punuar për Kaçanik përkundër që ka qenë zëvendësministër”, ka pyetur Vishi.
E, Raka i është përgjigjur se përgjegjësia për punët e pakryera në komunë duhet të kërkohet dhe jepet nga ata që e kanë mbajtur pushtetin deri tash.
“Punën time edhe në ministri edhe në drejtimin e LVV në Kaçanik e kanë pa, kështu që më 9 nëntor le ta vendosin”, ka thënë Raka.
Në raundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, Vishi ishte i pari me 39.61%, kurse Raka i dyti me 37.94%