Kandidati i pavarur për kryetar të Prishtinës, Fatmir Selimi, ka shpalosur planin e tij për kryeqytetin.
Selimi në emisionin “038” ka shpalosur planin gjashtëpikësh, me të cilin vlerëson se Prishtina bëhet më mirë.
“Vizioni im për kryeqytetin ka të bëjë me ndryshimin kundrejt asaj që po shohim sot. Prishtina si qytet ka nevojë për ndryshim”, ka thënë Selimi.
Ai ka thënë se pika e parë në programin e tij është decentralizimi, që vendimet të mos merren vetëm në qendër të komunës, por të këshillohen banorët lokalë.
Pika e dytë thotë se është përmirësimi i infrastrukturës në arsim dhe sport, në mënyrë që të zhvillohen talente në Prishtinë.
Pikën e tretë ka thënë se në program e ka rregullimin e çështjeve pronësore, legalizimi i banesave dhe barazimi i tatimit në pronë.
Pika e katërt është infrastruktura, kanalizimi, uji dhe rryma.
Ai ka thënë se duhet bëhet një lloj digjitalizimi për të parë ku janë pikat kritike në kanalizim, veçanërisht gjatë reshjeve të shiut.
Pika tjetër ka thënë se është rregullimi i trafikut, ku ka shtuar se Prishtina ka hapësirë për zgjerim të rrugëve. Po ashtu ka thënë se do të shihet ku të ndërtohen parkingje të nevojshme.
E pikën e fundit, e që e ka vlerësuar prej më të rëndësishme, është planifikimi i mirë urban dhe rural.
“Shumë pak i kemi kushtuar rëndësi qytetit në planifikim urban”, ka thënë Selimi.