Zgjedhjet lokale

Sadiku: S’ka entuziazëm te qytetarët, ka arrogancë te disa kandidatë

Gazetari Naim Sadiku

Gazetari Naim Sadiku ka thënë se gjuha aktuale mes kampeve politike në fushatën për zgjedhjet lokale nuk është jashtë praktikave të mëhershme. Megjithatë, sipas tij, këto zgjedhje po dallohen me mungesë të entuziazmit te qytetarët.

“Duke u nisur nga praktikat e mëhershme, gjithherë ka nxitur tensione mes kampeve të ndryshme. Edhe pse nuk mund të arsyetohen disa vijnë prej euforisë së madhe të militantëve... Deri në këto momente është në kornizë të gjuhës korrekte sipas vlerësimit tim. Sa më afër datës së zgjedhjeve do të ndodhin këto fërkime, por ajo që shoh është se nuk po shoh shumë entuziazëm te qytetarët, përjashtuar te militantët. Mbase për shkak të mospërmbushjes së shumë premtimeve. E po shoh shumë arrogancë te disa kandidatë”, ka thënë ai në KTV në analizën për javën e parë të fushatës.

Lexo përditësimet tjera
LIVE: Analiza për javën e parë të fushatës – premtimet dhe tensionet

Analiza për javën e parë të fushatës – premtimet dhe tensionet