Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)ka njoftuar se në në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të kutive të votimit. Deri më tani, janë rinumëruar 10 nga 16 prej kutive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy proces pritet të përfundojë pasditen e sotme.
“Nga pasdita e ditës së mërkurë dhe deri në orën 10:00 të ditës së enjte, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16. Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që u takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Kutitë që po rinumërohen u takojnë 12 vendvotimeve të ndryshme nga komunat Deçan, Gllogoc, Gjilan, Lipjan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë.
Për rinumërimin e tyre, KQZ-ja vendosi në mbledhjen e së mërkurës.