Garë jashtëzakonisht e ngushtë po zhvillohet në Mitrovicë. Kur janë numëruar 93.45% të votave, Faton Peci i VV-së e ka kaluar Arian Tahirin e PDK-së.
Tahiri e shpalli fitoren pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor sipas rezultateve, Peci ka 14.718 vota apo 47.96%, teksa Tahiri ka 14.662 vota apo 47.77%.
Rezultati në Mitrovicë po ndryshon vazhdimisht.

PDK-ja shpalli fitoren, por Mitrovica drejt balotazhit
Edhe pse PDK-ja e shpalli fitoren, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Mitrovica po shkon drejt balotazhit.
Pas 91 për qind të votave të numëruara, Arian Tahiri ka vetëm 52 vota më shumë se Faton Peci.
Në përqindje, Tahiri ka 47.97% ndërsa Peci 47.80%.
