Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ancelotti thotë se do ta vazhdojë kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Carlo Ancelotti

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka theksuar se Federata e Futbollit e Brazilit do të vazhdojë kontratën e tij deri te Kupa e Botës 2030.

66-vjeçari italian e mori drejtimi e Brazilit në majin e vitit të kaluar, ndërsa ka theksuar se dëshiron që të punojë në një cikël të plotë për Kupë të Botës. Ancelotti ka theksuar se as federata nuk ka asgjë kundër për të vazhduar bashkëpunimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Legjenda e Real Madridit ka thënë se vazhdimi i bashkëpunimit do të zyrtarizohet para apo pas Kupës së Botës 2026.

“Vazhdimi para Botërorit do të jetë më i lirë, pas Botërorit do të jetë më i shtrenjtë. Kam shumë besim”, ka thënë Ancelotti, fituesi i pesëfishtë e Championsit në Evropë.