Hapjen e fushatës me moton “Përjetë Kosova” e bëri të shtunën edhe Nisma Socialdemokrate.
Në tubimin në Prishtinë, kjo nismë prezantoi kandidatë për asamble komunale dhe për kryetarë në gjashtë komuna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve që të angazhohen në çdo qytet dhe fshat, duke e cilësuar Asamblenë Komunale si bazën e demokracisë dhe të shtetformimit.
Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, theksoi se ky qytet ka nevojë për udhëheqje vendimmarrëse, teksa ka kritikuar udhëheqjen aktuale në Komunë.
Ajo tha se kryetari i Vushtrrisë vetëm nënshkruan vendime, që, sipas saj, merren nga të tjerët brenda partisë apo në kafe.
E, kandidatja për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, tha se Nisma ka ndërtuar një vizion të qartë dhe se Fatmir Limaj nuk është vetëm lider politik, por edhe simbol i qëndresës, vendosmërisë e përkushtimit për Kosovën.