Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Jona Arifi është e duhura për ta udhëhequr Kamenicën.
Arifi është kandidate e PDK-së për kryetare të Kamenicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot në Kamenicë pata kënaqësinë të jem në mbështetje të Jonës - një vajze të guximshme, profesioniste e përkushtuar dhe përfaqësuese e një gjenerate të re që sjell energji e vizion për një të ardhme ma të mirë. Jona është shembull se si të rinjtë dhe gratë e vendit tonë mund dhe duhet të marrin përgjegjësi. Ajo ka punuar me pasion dhe ka dëshmuar se është gati të udhëheqë me komunën që e do shumë - Kamenicën. Me Jonën, e ardhmja e Kamenicës është ma e mirë!” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.