Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Vushtrri ka konfirmuar se janë duke e trajtuar rastin e drejtorit të shkollës së fshatit Lummadh i cili është akuzuar për trysni ndaj votuesve.
Ai është akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje se është duke u bërë presion votuesve për ta votuar Partinë Demokratike të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia nuk ka dhënë informacione për rastin, ndërkaq zyrtari përgjegjës i KKZ-së, në këtë komunë, Betim Xhema, ka thënë se janë duke u marrë me rastin dhe ai është duke u trajtuar. Gazetarja Valbona Bytyqi ka raportuar se brenda shkollës ka edhe zyrtarë policorë.
Shala vet ka thënë për KTV-në se është gjithçka e trilluar. Sipas tij, akuzat e tilla janë vazhdimësi e akuzave të Vetëvendosjes kundrejt tij.
Ekipi i KTV-së ka raportuar se edhe në këtë shkollë kanë hasur vështirësi në xhirim brenda vendvotimit.