Zgjedhjet lokale

Kandidati i LVV-së: Vetëm 32% e qytetarëve të Vitisë kanë ujë të pijshëm

Arsim Ademi

Edhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar në Viti, Arsim Ademi, ka theksuar si prpblem kryesor të qytetarëve mungesën e ujit të pijshëm.

Ademi në emisionin “Zgjedhjet në Kohë – debati për Vitinë”, ka deklaruar se pak mbi 30 për qind e komunës furnizohet më ujë.

“Vitia ka problem shumë të madh, hulumtimet e ndryshme të kryera del se vetëm 32.3 për qind të komunës së Vitisë mbulohet me ujë. Në fakt as as jo shifër nuk është e plotë. Edhe disa fshatra që kanë rrjet nuk kanë ujë të pijshëm, e disa fshatrave që u shkon uji në rrjet, ai ujë nuk është i pijshëm. Realisht as qyteti i Vitisë nuk furnizohet mjaftueshëm më ujë, Në katet e epërme ka mungesë të ujit e po ashtu në pjesën më të madhe të ditës nuk ka për askënd”, ka thënë Ademi. 

Sipas tij, Vitia ka burime, por nuk është investuar në rritjen e kapaciteteve. 

“Është lumi Letnica për shembull, aty është dashur të investohet. Më kujtohet para katër vjetësh, kur kemi garuar bashkë, qysh atëherë kam propozuar rritjen e kapaciteteve”, ka thënë ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.

Lexo përditësimet tjera
Debati per Viti

Debati për Viti