Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili, mbrëmjen e së hënës është takuar me qytetarë në lagjen e njohur si Prishtina e Vjetër.
Ismaili u zotua se nuk do të lë asnjë lagje pa investime dhe përkujdesje komunale.
Programi im është konkret, unë nuk do të vij këtu te ju për të premtuar gjëra të paarritshme vetëm për të marrë votën tuaj. Nuk do ju premtoj nënkalime e trena elektrikë. Unë po zotohem për jetë të dinjitetshme për secilin prej jush, sepse problemet e juaja janë edhe problemet e mia,” tha Ismaili.
Projektet që renditi për Prishtinën e Vjetër janë: Ndërtimin e qendrës komunitare multifunksionale; Çerdhe të re për fëmijët e lagjes; Organizimin dhe mbulimin e kabllove elektrike; Rrugë të sigurta me ndriçim publik në çdo hapësirë; Zgjerimin e ngrohjes qendrore të qytetit; Rishikimin e planit rregullues të lagjes; Rinovimin e shtëpisë së pleqve.
