Kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili është kandidat edhe për një tjetër mandat, Alban Hyseni, në një njoftim për media ka njoftuar se bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin dhe drejtorin për Arsim, Shpend Nuhiun, kanë vizituar dy çerdhe të cilat pritet të jeni gati së shpejti për fëmijët.
Hyseni ka treguar se kanë vizituar dy çerdhe të qytetit, “njëra në lagjen 8, objekti i çerdhes ka përfunduar, mirëpo përurimi i saj po vonohet për shkak të mosfinalizimit të kuzhinës, si pasojë e mungesës së buxhetit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndërsa në çerdhen e gjashtë të re punimet po ecin me ritëm shumë të shpejtë dhe pritet të përfundojnë këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm të finalizohet e të hapet për 100 fëmijë të qytetit”, tha Hyseni.