Irani ia ka dërguar propozimin më të fundit Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes ndërmjetësuesve të Pakistanit, raportoi media iraniane IRNA.
Ky propozim vjen pasi negociatat mes Teheranit dhe Washingtonit dukej se kishin ngecur teksa Irani vazhdoi ta bllokojë Ngushticën e Hormuzit si përgjigje ndaj bllokadës detare amerikane ndaj eksporteve të naftës së tij, që janë burimi kryesor i të ardhurave të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeherani ka paralajmëruar të mërkurën për “veprime ushtarake të paprecedenta” kundër vazhdimit të bllokadës amerikane ndaj anijeve të lidhura me Iranin. Ky paralajmërim, së bashku me mundësinë e sulmeve të tjera amerikane, sinjalizon ndërprerje të mëtejshme të furnizimit me naftë nga Lindja e Mesme në një konflikt që ka vrarë mijëra njerëz.
Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të marrë një raport mbi planet për një seri sulmesh të reja ushtarake ndaj Iranit, me shpresën për ta bërë atë më të cenueshëm në negociatat për çështjet bërthamore.
Dy vendet arritën marrëveshje për armëpushim më 8 prill, por bisedimet kanë vazhduar për të arritur një marrëveshje për një paqe të përhershme.
Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur i pakënaqur me propozimin e fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës.
“Tani për tani, kemi bisedime që po zhvillohen, por ato nuk po arrijnë qëllimin e tyre. Ose do t’i hedhim poshtë ose do të bëjmë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve të premten.
Mediat shtetërore iraniane raportuan se Teherani ia dorëzoi ofertën Pakistanit të enjten në mbrëmje, për t'ia kaluar Washingtonit, megjithëse nuk dihet përmbajtja e saj.
Propozimi i ri fillimisht ishte parë nga qeveria e Pakistanit, e cila po e luan rolin e kalimit të mesazheve mes dy të palve pasi bisedimet e drejtpërdrejta ngecën.
Islamabadi ka thënë se beson se një marrëveshje është e arritshme.
Dy vendet arritën marrëveshje për armëpushim më 8 prill, por bisedimet kanë vazhduar për të arritur një marrëveshje për paqe të përhershme.