Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Hendbollistja kosovare, më e mira e muajit në elitën daneze

Verona Rexhepi

Hendbollistja nga Kosova, Verona Rexhepi, po shkëlqen në kampionatin e Danimarkës, që vlerësohet prej më cilësorëve në Evropë.

Rexhepi është pjesë e skuadrës Ringkobing, ndërsa shumë herë këtë edicion ka zënë vend në shtatëshen e xhiros. Ajo shquhet për numrin e madh të golave, por edhe për kontribut tjetër për skuadrën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje Verona Rexhepi është shpallur hendbollistja më e mirë e muajit prill në Superligën e Danimarkës. Kjo është bërë e ditur të premten nga faqja zyrtare e ligës daneze të hendbollit.