Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pasi Komisioni Qendror Zgjedhor nuk e ka certifikuar Listën Serbe.
“Është një tjetër shembull flagrant i inxhinierisë politike që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike. Duke refuzuar kandidaturat e paraqitura siç duhet, që plotësojnë plotësisht të gjitha kërkesat ligjore, autoritetet në Prishtinë kanë shkelur përsëri sundimin e ligjit dhe kanë zbuluar qëllimin e tyre të vërtetë – ta heshtin zërin legjitim të serbëve në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Gjuriq në “X”.
Ai ka thënë se masat e tilla bien ndesh edhe me angazhimet e ndërmarra në dialog.
“Në vend që të nxisin bashkëjetesën dhe besimin, autoritetet në Prishtinë po thellojnë sistematikisht përçarjet dhe po e minojnë stabilitetin”, ka shkruar Gjuriq. “Serbia dënon fuqishëm këtë abuzim të institucioneve dhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të gjithë atyre që mbrojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut, që të reagojnë me vendosmëri. Heshtja përballë një shtypjeje të tillë do të përbënte bashkëfajësi”.
The decision of the Central Election Commission in Priština to block the certification of @srpskalista is yet another flagrant example of political engineering aimed at excluding the #Serb people from democratic life. By rejecting duly submitted candidacies that fully meet all…
