Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 15:30 është raportuar për një sulm verbal në fshatin Korishë të Prizrenit, mes dy qytetarëve, që janë vëzhgues në balotazhin që po mbahet të dielën.
Policia ka bërë të ditur se të dy janë ftuar në stacion policor për intervistim dhe është konstatuar se incidenti nuk ishte i ndërlidhur me procesin zgjedhor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 15:30 është raportuar një sulm verbal që ka ndodhur në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit, në mes të dy qytetarëve vendas, të cilët janë njëkohësisht vëzhgues të zgjedhjeve. Pas marrjes së informatës, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të dy personat janë ftuar në stacionin policor për intervistim. Nga deklarimet e dhëna nga palët e përfshira dhe në konsultim me prokurorin është konstatuar se incidenti nuk ka qenë i ndërlidhur me procesin zgjedhor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili do të vendosë për procedurat e mëtejshme në përputhje me kompetencat ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.