Komisioni Qendror i zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit me postë për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga sot, 27 tetor deri më 8 nëntor 2025, është e hapur periudha për votimin me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas KQZ-së ky proces u mundëson 29 mijë e 712 shtetasve të Republikës së Kosovës, të regjistruar me sukses për votim jashtë vendit, që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në kohë.
"Votimi zhvillohet për komunat ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, përfshirë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot”, thuhet në njoftim.
KQZ-ja ka nisur procesin e votimit jashtë vendit pa pritur certifikimin përfundimtar të rezultateve, siç thuhet, për të shmangur vonesat dhe për të garantuar që çdo qytetar i regjistruar të mund të votojë në kohë.