Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Agjenda e partive politike në ditën e nëntë të fushatës

partite

Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e nëntë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur plan programet për qeverisjen katër vjeçare në komuna.

Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Më poshtë janë aktivitetet e partive politike që deri tash kanë njoftuar për agjendën e ditës së sotme.

Agjenda e Partisë Demokratike të Kosovës:

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për media. Vendi: Selia Qendrore e PDK-së, Prishtinë, ora 13:00.

Edhe Dita e nëntë e fushatës Zgjedhjet lokale 9 muaj më parë Dita e nëntë e fushatës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja mban takim me qytetarët e Gadimes së Epërme. Vendi: Shkolla “Zenel Hajdini”, ora 19:00.

Agjenda e Lidhjes Demokratike të Kosovës

17:00, Kaçanik (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”)

18:00, Hani i Elezit (Platoja pranë Shtëpisë së Kulturës “Imri Curri”)

19:30, Prishtinë Dega III (Hapësira e oborrit të shkollës fillore “Ismail Qemali”)

Agjenda e aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i LVV-së Albin Kurti merr pjesë në aktivitetet që mbahen në Han të Elezit, Kaçanik dhe Ferizaj.

Edhe KQZ-ja certifikon 33 subjekte politike dhe 4913 kandidatë për zgjedhjet lokale Zgjedhjet lokale 10 muaj më parë KQZ-ja certifikon 33 subjekte politike dhe 4913 kandidatë për zgjedhjet lokale

13:00 - Tubim me banorë të Hanit të Elezit në Parkun ‘Isa Berisha.

15:00 - Takim me të rinjë në lokalin Lizz në Mitrovica Mall, Mitrovicë.

19:00 - Takim në fshatin Nekoc, Drenas.

18:00 - Takim me komunitetin artistik, kafiteria "N'dritare", Ferizaj.

19:00 - Shpalosja e programit, sheshi " Hyre Emini", Ferizaj.

16:00 - Vizite te ansambli "Gjilani", Gjilan.

Edhe 104 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale Zgjedhjet lokale 11 muaj më parë 104 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

16:15 – Vizitë në fermën e gjedhit “Vëllezërit Mema”, lagjja Memaj, fshati Dubravë, Kaçanik.

17:00 - Tubim në Strofc, Vushtrri.

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet

Dita e nëntë e fushatës

Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së nëntë të fushatës...