Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

LDK-ja gjobitet me 5000 euro për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë

Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 5000 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ankesa u bë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizata Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet fjalë për një tubim të LDK-së në Viti më 3 qershor. Aty kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i kishte dhënë hapësirë në skenë një fëmije me flamur të LDK-së.  Shkelja është për rregulloren zgjedhore që ndalon angazhimin e të miturve nën 15-vjeç.

Ditë më parë, për të njëjtën shkelje u dënua edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Një ditë më parë u bë e ditur se PZAP-ja po i trajton gjashtë ankesa për përfshirjen e fëmijëve në aktivitete të fushatës zgjedhore.