Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Sa para do të fitojnë klubet nga Botërori?

Ryan Cherki

Futbollistët në Kupën e Botës do t’u sjellin klubeve të tyre fitime të mëdha. Secili lojtar ofron të hyra për klubin e tij prej afro 3400 eurove në ditë, nga fondi i FIFA-s prej 305.5 milionë eurove.

FIFA dha detaje të premten se si do t’i shpërndajë përfitimet për klubet, të cilat i kanë 1248 lojtarë në 48 përfaqësuese për turneun në SHBA, Kanada e Meksikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kanë përfituar edhe klubet që kanë pasur lojtarë në 905 ndeshjet kualifikuese.

Shtëpia botërore e futbollit ka thënë se lojtarët e përfshirë në programin kualifikues, u kanë sjellë ekipeve të ardhura prej 2042 eurove për ndeshje.

Mijëra klube në gjithë globin do të përfitojnë, sepse 209 shtete përfaqësuese kanë luajtur ndeshje kualifikuese. Vetëm Eritrea dhe Rusia, e cila është e suspenduar nga garat, nuk ishin pjesëmarrëse.

19 lojtarë të Manchester Cityt u ftuan për Kupë të Botës. Është klubi me më së shumti përfaqësues në Botëror. Kjo skuadër po ashtu e mori pjesën më të madhe të parave nga programi i pagesave nga FIFA në Botërorin 2022 në Katar dhe atë 2018 në Rusi.

City nga dy turnetë e kaluar mori 3 milionë e 963 mijë euro dhe 4 milionë e 325 mijë euro nga fondi i FIFA-s që ishte afro 180.8 milionë euro në të dyja rastet.

Prej buxhetit aktual, 216.32 milionë euro ndahen për t’i shpërblyer klubet për lojtarët që i kanë në Kupën e Botës dhe 85.49 milionë euro ndahen për klubet që i dërguan lojtarët e tyre në ndeshje kualifikuese.

Klubet e tjera që përfitojnë miliona euro nga pagesat e FIFA-s janë Bayern Munichu që ka 18 lojtarë të përzgjedhur dhe finalistët e Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini e Arsenali me nga 16 lojtarë.

Jashtë Evropës, klubi Al Hilal i Arabisë Saudite përfaqësohet me 12 futbollistë.

Crystal Palace ka më shumë lojtarë se Liverpooli dhe Real Madridi në Botëror. Nga fituesi i ri i Ligës së Konferencës janë 12 futbollistë të përzgjedhur për Botëror. Liverpooli i ka 11 lojtarë, ndërsa Real Madridi 10.