Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka premtuar përkrahje bazuar në meritë për sportin dhe sportistët.
Ai ka shkruar për vizitën që bashkë me kryetarin e Obiliqit, Halil Thaçi, i kanë bërë të dielën klubit aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” dhe ka thënë se financimi për sportet do të bëhet bazuar në performancë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përkrahja për sportin dhe sportistët do të jetë e bazuar në meritë, llogaridhënie dhe integritet, ndërsa financimi i aktiviteteve drejtpërdrejtë i lidhur me performacën, planifikimin dhe përgjegjësinë”, ka shkruar Kurti.
Ai gjithashtu ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të përfundojë projekti për dyfishimin e kogjenerimit dhe ai për ngrohjen qendrore në Obiliq.
“Nëpërmjet pyllëzimit masiv dhe krijimit të korridoreve të gjelbra mbrojtëse, do të krijohet ‘Brezi i Gjelbër’, Prishtinë - Kastriot - Fushë Kosovë, me qëllim të reduktimit të ndotjes së ajrit dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit në zonën më të prekur nga ndotja. Po ashtu, do ta mbyllim përfundimisht deponinë e Mirashit, duke i dhënë fund ndotjes shumëvjeçare në këtë komunë”, ka shkruar ai në një psotim tjetër.