Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë-Kosovë

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit me inicialet P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D., akuzohen se, në cilësinë e pjesëtarëve të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë-Kosovë, kanë kryer krime lufte më 6 maj 1999.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët më pas janë transportuar nga stacioni i trenit në një lokacion të njohur si “Megja”, ku dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri.

“PSRK-ja i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.