Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

A mund ta fitojë Messi një tjetër “Top të Artë”?

messi

Faqja zyrtare e “Topit të Artë” në platformën X ka bërë një postim të enjten, nëse është e mundur që çmimi prestigjioz evropian, mund të fitohet nga ndonjë lojtar që nuk luan në klubet evropiane. Përgjigja është që po, mund të fitohet. 

Ndonëse në fotografi është paraqitur superylli portugez, Cristiano Ronaldo, mediumet ndërkombëtare e kanë lidhur këtë pyetje me Lionel Messin. 

Ronaldo është eliminuar herët nga Kupa e Botës, ndërsa superylli argjentinas, Messi, do të luajë në finale të Kupës së Botës me Argjentinën ndaj Spanjës. 

Messi, që e ka fituar këtë çmim tetë herë, është pjesë e Inter Miamit. Ka shkëlqyer me skuadrën amerikane, ndërsa është prej më të mirëve edhe në Kupën e Botës 2026. 

“Nëse Argjentina e fiton Botërorin, gjasat që Messi ta fitojë “Topin e Artë” për herën e nëntë, janë shumë të mëdha”, ka shkruar AS të enjten.