Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se gjatë mandatit të qeverisjes së tij në komunën e Deçanit janë realizuar investime në vlerë prej mbi 60 milionë eurosh në fusha të ndryshme.
Sipas Kurtit, këto investime kanë përfshirë ndërtimin dhe renovimin e shkollave, rrugëve, projekteve në bujqësi, trashëgimi kulturore, si dhe mbështetje për të rinjtë dhe sportin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të vazhdohet me projekte të reja infrastrukturore dhe zhvillimore, duke përmendur ujësjellësin në Strellc të Epërm dhe Strellc të Ulët, impiantin e ujërave të zeza në Lumbardh dhe Gramaqel, ndërtimin e çerdheve për fëmijë në Isniq dhe Strellc, si dhe zgjerimin e rrugëve Deçan–Pejë dhe Deçan–Gjakovë.
“Gjatë qeverisjes sonë mbi 60 milionë euro investime janë sjellë në Deçan për ndërtime e renovime, për shkolla e rrugë, bujqësi, trashëgimi kulturore, rini dhe sport. Mbështetjen do ta shtojmë. Mandatin e ardhshëm vazhdojmë mes tjerash me ujësjellësin në Strellc të Epërm e Strellc të Ulët, impiantin e ujërave të zeza në Lumbardh e Gramaqel, çerdhe për fëmijë në Isniq e Strellc brenda shkollave, si dhe zgjerim të rrugës magjistrale Deçan–Pejë prej 7.6 kilometra dhe Deçan–Gjakovë prej 15 kilometra”, ka shkruar Kurti.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se synimi i tij mbetet zhvillimi i vendit dhe forcimi i shtetit.