Florin Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e saj qeverisëse, duke thënë se ato kanë ndikuar në dobësimin e klasës së mesme në Kosovë.
Ai ka deklaruar se, megjithëse ishte njëri ndër themeluesit e VV-së, nuk e kishte menduar se subjekti do të ndiqte politika të tilla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë jam njëri prej themeluesve të VV-së, nuk jam pishman pse kam ndihmuar të themelohet VV-ja. E kam ditë që nuk do të jetë e përkryer por kurrë ama kurrë nuk do të kisha menduar se VV-ja për të cilën unë e kisha dhënë jetën krijon këso politikash”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, një qeveri funksionale duhet të ketë politika që e forcojnë klasën e mesme, pasi tha se ajo është baza që e mban shtetin dhe shoqërinë.
“Një politikë e mirëfilltë e një qeverie të mirëfilltë i bënë të gjitha masat, paramasat, vendimet legale, parlamentin, ligjet, për ta forcuar klasën e mesme, shtetin, shoqërinë e mban klasa e mesme, nuk e mbajnë as kapitalistët. Klasa e mesme në Kosovë është në zhdukje duke e falënderuar VV-në”, është shprehur ai.
Krasniqi ka akuzuar VV-në se politikat e saj kanë ndikuar në përqendrimin e kapitalit dhe në rritjen e shtresës së varfër të popullsisë.
“Këta krejt politikat i kanë orientuar me vetëdije... regjimet diktatoriale e bëjnë këtë punë, e koncentrojnë kapitalin... krejt politikat që i ka bë VV-ja, ka shkuar drejt kësaj ndarjeje. Këta e kanë rritë masën e ulët të popullsisë që t'ua blenë votat më lirë, sivjet po i blejnë nga 100, pas 4 vjetësh i blejnë 20 se varfërohen njerëzit”, ka deklaruar ai.
Krasniqi ka kritikuar tutje qeverisjen e Vetëvendosjes për punësime familjare.
“Ne thoshim nepotizmi, por PDK-ja s’kish qenë asgjë çka kishin qenë këta. PDK-ja që e shajshim natë e ditë, kish qenë lule, po LDK-në me e qitë në ballë, po këta nepotizmin unë nuk kam pa kësi nepotizmi. Krejt aktivistët që kanë mbetë në VV në Pejë kanë pozita të larta”, ka thënë ai.