Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur të mërkurën mbledhje elektronike, ku ka marrë vendim që votuesve të regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike jsahtë Kosovës t’u lejohet votimi me dokumente identifikimi të Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë.
“Ky vendim i KQZ-së vjen pas evidentimit të disa rasteve gjatë procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 8 shkurt 2025 dhe 27 dhjetor 2025, ku disa votues janë paraqitur me dokumente identifikimi të skaduara. Pas njoftimit për këto raste, KQZ ka marrë vendim për lejimin e votimit me dokumente të skaduara të identifikimit”, ka njoftuar KQZ.
Po ashtu u mor vendimi për miratimin e planit operacional për ditën e zgjedhjeve, 7 qershorin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky plan, përcakton organizimin, koordinimin dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të angazhuara në administrimin e procesit zgjedhor brenda dhe jashtë vendit. Dokumenti përshkruan aktivitetet që lidhen me përgatitjen dhe funksionalizimin e Qendrave të Votimit, shpërndarjen e materialeve zgjedhore, komunikimin institucional, raportimin e pjesëmarrjes dhe rezultateve preliminare, si dhe menaxhimin e situatave operative gjatë ditës së zgjedhjeve. Po ashtu, plani parasheh funksionimin e dhomave operative për koordinim dhe mbështetje, bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë, energjinë elektrike dhe mbështetjen teknike, si dhe përcakton ekipet dhe zyrtarët përgjegjës për informimin e votuesve, komunikimin me mediat, mbështetjen logjistike, teknologjinë informative, verifikimin e vëzhguesve dhe detyra të tjera të nevojshme për garantimin e një procesi zgjedhor”, ka njoftuar KQZ.