Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ardian Gjini, njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër u ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve që të jenë korrekt në numërim.
Ai ka bërë thirrje të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Faleminderit të gjithë juve që sot keni dalë për të votuar duke shprehur me votë vullnetin tuaj. Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet. Faleminderit të gjithëve! Mbarësi e përjetshme për demokracinë tonë”, ka shkruar Gjini në Facebook.