Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë se keqqeverisja e Qeverisë në ikje ka mbjellë pasiguri, por programi i AAK-së ofron zgjidhje të menjëhershme dhe vizion afatgjatë.
“Gjatë gjithë këtyre ditëve të fushatës kam bisedu me shumë prej jush, kam bisedu për planin tonë për synimet tona, për ato që ne e synojmë me ndërtu në Kosovë, edhe për projekte konkrete, po ka diçka që unë e kam pa te secili prej jush, ka qenë ankthi i cili e përcjell secilin qytetar të Kosovës, çka do të ndodhë nesër”, ka deklaruar ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tej, Gjini ka shpjeguar strategjinë e tij qeverisëse, duke garantuar se plani i tij menaxhon me saktësi emergjencat e sotme pa e humbur rrugën drejt zhvillimit strategjik të viteve të ardhshme.
“A duhet të fokusohemi aty apo duhet ta kemi një fokus edhe çfarë do të ndodhë mas dy, tri, pesë ose dhjetë viteve? Këtë ankth, po ju them, e ka secili, ama rruga jonë është ajo që i zgjidh të dyja, e kuptoj brengën e secilit. E kuptoj që ju keni nevoja edhe nesër në mëngjes, jo vetëm pas pesë viteve, por rruga jonë edhe një herë i zgjidh të dyja”, është shprehur ai.
Gjini ka kërkuar besim për të nisur menjëherë punën e madhe të transformimit të Kosovës.
“Duhet të besoni në vetveten, besoni në vendin tuaj, besoni që ne mundeni me e shndërru Kosovën në diamant, jo me ju lanë me pritë, po menjëherë”.