Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Gashi: Veprimet në veri, shtrirje e sovranitetit

Liza Gashi

Shtrirje të sovranitetit cep më cep i ka cilësuar veprimet në veri, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi.

Në debatin “Zgjedhjet në Kohë”, Gashi ka thënë se gjatë qeverisë Kurti, Kosova ka shënuar një përparim në aspektin ndërkombëtar dhe në sovranitetin e saj.

“Kjo është dëshmuar përmes njohjeve të reja, hapjes së misioneve të reja, avancimin dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, aderimi në konventa ndërkombëtare dhe në konsolidimin e kontrollit shtetëror në gjithë territorin e vendit”, ka shtuar ajo.

Gashi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Derisa ka numëruar punët e mira që sipas saj i ka bërë qeveria e tanishme, kandidatja e VV-së e ka akuzuar opozitën se derisa kanë qenë në qeveri nuk janë kujdesur për misione diplomatike dhe se disa prej eksponentëve të tyre kanë lobuar për ndarjen e Kosovës.

Edhe “Mos u nxej, mos bëjë zhurmë” - Përplasen Gashi e Hoxha Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë “Mos u nxej, mos bëjë zhurmë” - Përplasen Gashi e Hoxha

“Kemi dy parti opozitare të cilat ndër vite e kanë ngarkuar ministrinë e Punëve të Jashtme me nepotizëm dhe klientelizëm si hap i parë, e dyta e kanë lënë ministrinë e Punëve të Jashtme pa ‘deskoficera’. Asnjëherë nuk janë kujdesur për misione diplomatike përpos interesave të tyre të caktuara, madje kemi eksponent të këtyre partive që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës, që e kanë decentralizuar Kosovën dhe mbi të gjitha kanë punuar për interesa të ngushta”, tha Gashi. 

Sipas saj, Kosova i ka kryer detyra e shtëpisë në raport me kërkesat e ndërkombëtare duke shtuar se raporti i Kosovës me partnerët ndërkombëtarë është i koordinuar. 

E derisa ka folur për Asociacionin, ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të pranojë një Republika Srpska.

Gashi ka folur edhe për punën e deritanishme të Qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës, ku ka thënë se Qeveria Kurti është e para që ka menduar për shqiptarët e luginës.

Edhe Gashi e VV-së: Kjo fushatë është për të rikonfirmuar rezultatin tonë Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Gashi e VV-së: Kjo fushatë është për të rikonfirmuar rezultatin tonë

“Duke filluar nga viti 2020, ku kemi dedikuar gjysmë milioni euro, kemi vazhduar me bursa, ndihma për fermerët dhe dërgimin e librave. Përpos kësaj Qeveria e Kosovës ka ndihmuar Luginën me lobim jashtë vendit pikërisht për pasivizimin e adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, shtoi ajo.

Gashi po ashtu ka thënë se shpreson që këto zgjedhje të prodhojnë një zgjidhje që vendi të mos mbetet i bllokuar.

Lexo përditësimet tjera
Debati për politikën e jashtme

Debati për politikën e jashtme