Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar mbi 12 për qind të vendvotimeve për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i pari aktualisht si më i votuari është kryetari i kësaj partie dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini me 3 mijë e 897 vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyti pas Gjinit është ish-kryetari i deritanishëm dhe themeluesi i AAK-së, Ramush Haradinaj, me 3 mijë e 625 vota. Aktualisht i treti është Daut Haradinaj me 2 mijë e 884 vota.
Pas procesimit të mbi 12% të vendvotimeve, i katërti në AAK është Besnik Tahiri me 2 mijë e 500 vota. Pas tij është Bekë Berisha me 1 mijë e 841 vota. Time Kadrijaj është radhitur e gjashta aktualisht me 1 mijë e 802 vota. Pas saj është Burim Ramadani me 1 mijë e 790 vota.
Agim Çeku është i teti më 1 mijë e 536 vota, ndërsa pas tij është Arber Tolaj me 1 mijë e 515 vota.
E dhjeta në listën e AAK-së, aktualisht është Teuta Haxhiu me 939 vota.