Prokurori i Shtetit përmes një njoftimi ka thënë se në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 28 dhjetorit, asnjë person nuk ka qenë i ndaluar për vepra penale.
Gjatë ditës së sotme sipas njoftimit, janë pranuar informata dhe pas verifikimit, deri në mbylljen e procesit të votimit, u konstatua se vetëm pesë prej tyre paraqesin elemente të veprës penale kundër të drejtave të votimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rasti i parë është iniciuar në fshatin Ranillug –Gjian, për veprën penale nga neni 210 i Kodit Penal të Kosovës: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, ku e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i dytë është iniciuar në Zhegër - Gjilan, për veprat penale nga nenet 214 dhe 215 të Kodit Penal të Kosovës “Pengim i procesit të votimit” dhe “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i tretë është iniciuar në Prizren, për veprën penale nga neni: 217 “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i katërt është iniciuar në Drenas, për veprën penale nga neni: 215 “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Edhe rasti i pestë është iniciuar për “Cenim të fshehtësisë së votimit” në Suharekë”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.
Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit.