Zgjedhjet 2025

Procesi i rinumërimit përfundon në 7 komuna

Rinumerimi

Foto: Driton Paçarada

Procesi i rinumërimit të votave nga vendvotimet në Kosovë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit ka përfunduar në shtatë komuna, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas njoftimit, deri tash janë rinumëruar 834 vendvotime nga 2557.

Rinumërimi i plotë ka përfunduar në Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime e Ferizaj.

Procesi i rinumërimit nisi më 13 janar fillimisht me 10 komuna që shkuan në rinumërim të plotë si dhe 10 për qind të vendvotimeve të 28 komunave të tjera. Për shkak të manipulimeve industriale të hasura në rinumërimin e pjesshëm, KQZ-ja vendosi për rinumërim të plotë në nivel vendi.

Edhe pse pati ndryshime të mëdha të votave gjatë rinumërimit, emrat e deputetëve të zgjedhur nuk kanë ndryshuar te partitë shqiptare.

KQZ-ja po ashtu ka shtuar ekipet për rinumërim dhe ka paralajmëruar se rinumërimi do të përfundojë në fund të janarit.