Ka dështuar zgjedhja e zëvendëskryesuesit të Këshillit Gjyqësor, këtë të premte. Gjyqtari Artan Abazi, ishte anëtari i vetëm që kandidoi për këtë pozitë, por nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme. Para votimit, Abazi paraqiti vizionin e tij e tha se do ta ushtrojë detyrën me përkushtim të plotë e në funksion të forcimit të pavarësisë të sistemit gjyqësor
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka dështuar ta zgjedhë zëvendëskryesuesin e ri.
Gjyqtari Artan Abazi, i cili ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë, nuk i mori votat e mjaftueshme nga anëtarët e Këshillit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesuesi Rrustem Thaqi, e shpalli të dështuar procesin e zgjedhjes dhe tha se do të rihapet konkursi i ri.
“Për kandidatin Artan Abazi, kanë votuar 5, kundër kanë votuar 6. Meqë është një kandidat, ripërsëritet konkursi për pozitën e kryesuesit”, ka thënë Thaqi.
E para se të dështojë procesi i zgjedhjes, kandidati Artan Abazi në fjalimin e tij tha se nëse i besohet kjo detyrë, atë do ta ushtrojë me përkushtim të plotë, në forcimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor.
“Pozita e zëvendëskryesuesit është pozitë mbështetëse e kryesuesit të Këshillit dhe, njëkohësisht, pozitë bashkëpunuese me të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit. Por unë mendoj se suksesi ynë qëndron pikërisht në unitetin institucional, në kolegjialitet dhe në përgjegjësinë e përbashkët për realizimin e objektivave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Nëse më besohet kjo detyrë, për të cilën kam konkurruar, do ta ushtroj me përkushtim të plotë dhe duke bashkëpunuar ngushtë me secilin prej jush, në funksion të forcimit të pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës”, ka thënë Abazi.
Pozitën e zëvendëskryesuesit të KGJK-së, e mban anëtarja Arjeta Sadiku.
E muajin e kaluar, pas një varg mbledhjesh të dështuara, Rrustem Thaqi është zgjedhur kryesues i Këshillit Gjyqësor. Mandati i tij do të jetë 3-vjeçar.