Pas dyshimeve për manipulim të votave në Komunën e Prizrenit, kryeprokurori Petrit Kryeziu, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës, të sigurojë prova duke përfshirë edhe nënshkrimet e tyre.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar vet Kryeziu i cili këtë autorizim për policinë tha se e ka lëshuar me vetiniciativë. Kryeziu potencoi se çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore, nuk duhet të qëndroj i qetë.
“Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit.
Procesi i rinumërimit të votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren, te kandidatët e Partisë Demokratike, e cila udhëheq me këtë komunë.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor.