Zgjedhjet 2025

Lista Serbe sërish voton në grup

Lista Serbe

Lista Serbe edhe në këto zgjedhje, si në ato lokale, ka votuar në grup.

Kreu i kësaj partie, Zlatan Elek, ka thënë se pret që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike.

Ai ka bërë apel te qytetarët serbë të Kosovës që të dalin sa më shumë në numër të votojnë.

“Sot, një ditë e lumtur, ditë pune dhe zgjedhje. Siç po e shihni është një numër i madh i qytetarëve që kanë ardhur në vendvotime. Pres që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike, apeloj te qytetarët tanë që në numër sa më të madh të dalin e të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe t`i zgjedhin ata që do t`i përfaqësojnë nesër, përkatësisht t`i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtë”, ka thënë ai.

Edhe në më 12 tetor, në zgjedhjet lokale, Lista Serbe pati votuar në grup, gjë që ishte konsideruar e jashtëligjshme.

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet - 28 dhjetor, 2025

Kosova voton