Zgjedhjet 2025

Edhe Supremja e refuzon ankesën e PDK-së për votat me postë

vota

Foto: Driton Paçarada

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me votat me postë. 

PZAP-ja e pati hedhur si të pasaftashme ankesën e PDK-së, e cila kishte kërkuar të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar. Ndërsa Supremes i ka kërkuar edhe që të urdhërojë KQZ-në të rishikojë rezultatin zgjedhor pa përfshirjen e këtyre fletëvotimeve. 

“Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë. Gjykata Supreme, nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, me të cilin e ka hedhë poshtë si të pas-afatshme ankesën e subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës”, thuhet në vendimin e gjykatës.