Zgjedhjet 2025

Dy persona në veri ankohen për presion për votë

vvvv

Foto: Driton Paçarada

Në Polici është iniciuar një rast për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe për kanosje. 

Dy persona në Mitrovicën e Veriut kanë raportuar se u është bërë presion për zgjedhjet e parakohshme. 

“Dy ankues kanë raportuar në lidhje me ushtrimin e presionit ndaj tyre për Zgjedhjet Parlamentare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kosova po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën, 28 dhjetor.