Demokracia në Veprim ka publikuar të dhëna lidhur me moshën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Në analizën e përbërjes së listave zgjedhore për kandidatët për deputetë tregohet diversitet i moshave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave të DnV-së, shumica e kandidatëve janë në grupmoshën 31–50 vjeç, duke përbërë rreth 50% të numrit të përgjithshëm të tyre.
27% e kandidatëve janë në moshën 41–50 vjeç, ndërsa 23% të tyre janë në grupmoshën 31–40 vjeç.
Një pjesë e konsiderueshme prej tyre, rreth 20%, janë të rinj nën moshën 30 vjeç.
Grupmosha më e paktë përfaqësim ka qenë ajo mbi 65 vjeç, me vetëm 6% të kandidatëve, dhe grupmosha 61–64 vjeç me rreth 5%.