Arjeta Shala nga Fushë Kosova, sapo ka përfunduar shkollën e mesme në drejtimin Ekonomi dhe ka vendosur që t’i hyjë garës për deputete.
Vetëm 18-vjeçare, nga komuniteti ashkali, ajo po shpreson që në zgjedhjet e 6 tetorit të zgjidhet deputete, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShala, derisa tregon se merret me punë vullnetare në organizatat joqeveritare, thotë se arsyeja që ka vendosur të hyjë në politike ka qenë neglizhenca e shprehur nga deputetët e mëparshëm në drejtim të komuniteteve.
Tutje, Shala ka edhe një mesazh për të gjithë qytetarët.
Partia Egjiptiane Iniciativa e re Demokratike e Kosovës (IRDK), në zgjedhjet që do mbahen më 6 tetor, ka në garë 24 kandidatë për deputetë.