Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Salah shënon gol në fitoren e parë të Egjiptit në Botëror

Mohamed Salah

Lojtarët e Egjiptit vallëzuan në fushë, ndërsa tifozët e tyre po festonin në tribuna. “Faraonët” më në fund e shënuan fitoren e parë në Kupë të Botës.

Mohamed Salah shënoi gol ndërsa Egjipti fitoi 3:1 ndaj Zelandës së Re, në orët e para të së hënës.
Mostafa Ziko në minutën e 58-të, Salah në minutën e 67-të dhe Trezeguet në minutën e 82-të i shënuan golat e fitores së Egjiptit në Vancouver.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zelanda e Re kaloi në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Finn Surman në minutën e 15-të.

Salah la fushën mes thirrjeve të zjarrta të shikuesve egjiptianë. Kur përfundoi ndeshja, selektori Hossam Hassan dhe një asistent i tij morën një flamur të Egjiptit dhe vrapuan nëpër fushë duke e valëvitur lart. 

“Unë gjithmonë jap më të mirën për ekipin nacional”, tha Salah. “Është ditë shumë e veçantë, me fitoren tonë të parë në Kupë të Botës”.

Egjipti është lider i Grupit G me katër pikë. Irani e Belgjika i kanë nga dy, derisa Zelanda e Re e ka një pikë.

Më 26 qershor Egjipti luan me Iranin, kurse Zelanda e Re me Belgjikën.

Egjipti po luan për herë të katërt në Botëror. Në tri paraqitjet e kaluara nuk kishte shënuar fitore.