OpEd

Zemra e errësirës

Emrin e zi UÇK-së fatkeqësisht ia keni qitur ti dhe soji yt Fatmir, si përfitues dhe profiterë të luftës. Dy muaj luftë dhe 20 vjet kërcënime dhe shantazhe në emër të saj apo pjesëmarrjes në të. BOLL MA! Na e keni sjellë përtej hunde. Sa ju kemi mbetur borxh, aman tregoni që t'ua paguajmë edhe mos t'ua shohim më atë surrat dhe t'ua dëgjojmë ato kërcënime

"I kishte pëshpëritur atij gjëra për veten, të cilat ai nuk i dinte, gjëra nga të cilat ai nuk kishte konceptim ... dhe pëshpëritja ishte dëshmuar aq fascinuese dhe e parezistueshme. Ajo bëri jehonë me zë të lartë brenda tij, sepse ai ishte i zbrazët në thelb" ...

E fillova ditarin tim të radhës nga ky fragment prej novelës "Zemra e errësirës" nga novelisti polako-britanikJosephConrad. "Zemra e errësirës" njihet si njëra ndër shtatë veprat më të mira të literaturës klasike britanike dhe më ishte rekomanduar në Facebook nga miku im i nderuar Samiu. Në thelbin e narracionit të saj ajo e përshkruan dhe bën krahasimin dhe ngjashmëritë ndërmjet imperialistëve britanikë dhe banorëve të "egër" të Kongos.

E ndërlidha këtë fragment nga kjo novelë, sepse isha inspiruar që t’i pëshpëritja në vesh secilit deputet dhe deputete të opozitës, të cilët na torturuan nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ditën e 3 shkurtit, kur po konstituohejQeveria e re e Kosovës. Do t’ju pëshpëritja ca fjalë për veten e tyre. Por në pamundësi për t'iu pëshpëritur secilit nga ta veç e veç, ja do të çirrem këtu në ditarin tim me shpresën që dikush nga ta të më lexojë. Edhe sikur mos të më lexojë asnjëri nga ta, le të mbetet këtu si pjesë e ditarit tim. Do të më lexojnë ata të cilët më lexojnë rregullisht dhe do të bashkëndiejnë me mua.

Së pari më duhet që ta heq elefantin nga dhoma, këtu në ambasadën time. E kam thënë se gjithmonë e kam përkrahur idenë e një koalicioni të mundshëm ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo ide ishte në kokën time shumë më parë se ky koalicion të merrte formën, kur ata bashkëpunuan si opozitë gjatë dy vjetëve të fundit. Në një moment unë e humba atë shpresën se ky koalicion do të arrihej dhe se për shkak të një zhgënjimi tim të çastit shkrova se edhe më mirë që të mos arrihej, sepse më nuk kishte të bënte për të mirën e Kosovës, por për egot dhe ambiciet politike të disa individëve. Normalisht se egot dhe ambiciet do të jenë përgjithmonë pjesë përcjellëse e politikëbërësit ballkanas. Pse, çka tjetër do ta shtynte atë që të merrej me politikë?

Koalicioni u arrit në momentet e fundit së paku të asaj që quhet kohë e paraparë sipas Kushtetutës për formimin dhe prezantimin e Qeverisë së re nga mandatari i ri.

Ende pa arritur tek pika e vetme e paraparë për atë ditë në Kuvendin e Kosovës, kur do të duhej që të votohej për Qeverinë e re të mandatarit të ri, pranë foltores së Kuvendit po merrnin fjalën njëri pas tjetrit deputetët e opozitës së re kosovare, ata nga radhët e PDK-së, AAK-së dhe të Nismës. Po, demokracia parasheh fjalimet dhe debatin dhe deri këtu jemi krejtësisht në rregull.

Mirëpo ajo që më irritoi mua dhe ajo që shikova, dëgjova dhe lexova ditëve të fundit, edhe për pjesën më të madhe të qytetarëve, ishinqasja dhe përmbajtja e fjalimeve të atyre deputetëve të opozitës nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Të linin përshtypjen se kishin dalë dhe po flitnin nga pozita e opozitarëve 20- vjeçar të cilët prapë i kishin humbur zgjedhjet dhe po e fajësonin fituesin e zgjedhjeve. Lepurushat kishin qeverisur së paku në 12 vjetët e fundit, dhe çdo katandisje e cila e ka kapluar atë vend mund t'iu parashkruhet atyre në secilën sferë të jetës. Ku dëshironi që t'ia filloj? Arsim, kulturë, shkencë, ekonomi, shëndetësi, çështjet sociale, sport? Ku mendoni se keni avancuar diçka për të mirën e qytetarëve të vendit tuaj? E drejtë e juaja dhe në ndërgjegjen tuaj se a e votoni apo jo Qeverinë e re, por moralizimet e juaja të paqëndrueshme politike ishte e rëndë për t’i kapërdirë një logjikë e shëndoshë. Aq shumë besonit në rrenat e juaja, saqë vetëm edhe nuk shkumonit nga goja, ashtu siç shkumojnë qentë e çartur. Unë e kuptoj se sa shumë humbisni nga humbjet e privilegjeve tuaja. S’ka ma belesh pa kufi e pa kurrfarë përgjegjësie. Disi edhe mund të "bashkëndieja" për ata që e molën Kosovën nga pozita e të qenit në pushtet dhe humbjen e privilegjeve të cilat i patën, por çfarë të mirën patët ju deputetët e rinj të kësaj legjislature që së paku nuk mundemi mbi ju të hedhim fajësi? Apo thjesht ishte intervista e juaj pranë shefave tuaj që ta dëshmonit besnikërinë tuaj ndaj partisë. Cilido që mund të jetë arsyetimi i juaj, uluni, njësh e keni. Ajo çfarë ne pamë dhe dëgjuam ishte një kakofoni që as mendime nuk mund t’i quaj, përveçse lexime edhe atë të dobëta. Dëgjuam edhe recitale nga programi i foshnjores. Nga ajo foltore dëgjuam edhe kërcënime në adresë të mandatarit të ri për kryeministër, tashmë veçse edhe kryeministër i zgjedhur i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Gjithmonë i kam ikur lakimit të emrit të Astrit Deharit, si dhe tragjedisë të cilën e ka përjetuar familja e tij me humbjen e dy bijve të saj. Por ta cilësosh vrasje rastin e Astrit Deharit nga foltorja e Kuvendit dhe se do të iniciosh komision parlamentar për ndriçimin e atij rasti e deri dje udhëheqe me pushtetin dhe nuk bëre asgjë, përveçse t’i poshtëroje familjen e tij, shokët dhe shoqet e tij, si dhe çdo qytetar të Kosovës me injorancën dhe arrogancën të cilën e treguat si qeveri nën duart dhe "përkujdesjen" e së cilës ai djalosh e humbi jetën e tij. A me të vërtetë mendoni se kujtesa jonë është aq kohëshkurtër dhe këto foret e juaja kërcënuese ende dhezindikundKadriVeseli? Me tone të ngjashme u drejtua nga foltorja edhe mezi kapërcyesi i pragut të votave të "helmuara" komandant pambuku, Fatmir Limaj. Pse të dridhej zëri Fatmir? Askush nuk të rrinte me revole mbi kokën tënde. Pse i përmende djemtë e UÇK-së? Ata djem dhe vajza të cilëve ti dhe kolegët e tu ua votuat Gjykatën Speciale në Hagë. Kë tash po e kërcënoni me djemtë dhe vajzat e UÇK-së? Emrin e zi UÇK-së fatkeqësisht ia keni qitur ti dhe soji yt Fatmir, si përfitues dhe profiterë të asaj lufte. 2 muaj luftë dhe 20 vjet kërcënime dhe shantazhe në emër të saj apo pjesëmarrjes në të. BOLL MA! Na e keni sjellë përtej hunde. Sa ju kemi mbetur borxh, aman tregoni që t'ua paguajmë dhe mos t'ua shohim më atë surrat dhe t'ua dëgjojmë ato kërcënime.

Ku ishit të gjithë ju, përderisa patroni i juaj dhe shefi i juaj Hashim Thaçi e qitke mbi tryezë ndarjen e Kosovës si opsion dhe lobonte dhe vazhdon që ta bëjë të njëjtën gjë edhe sot? Pse nuk u dëgjohej zëri atëherë? Ku ishit strukur?

Albini nuk qeverisi me këtë vend asnjë ditë të vetme. A ka vend për kritika ndaj Albinit, po, natyrisht se ka, dhe sigurisht se do të ketë edhe në të ardhmen, por qasja e juaj si opozitë ishte tejet e gabuar dhe nënçmuese për secilin qytetar të Kosovës, i cili është në gjendje të gjykojë dhe logjikojë me kokë të ftohtë.

Për hir të korrektësisë dhe përkundër faktit se shumë herë e kam lakuar emrin e tij me kritika të shumta në mënyrën e politikëbërjes së tij, kësaj radhe më duhet ta përgëzoj z. BegjetPacolli, jo vetëm pse e votoi Qeverinë e re, por që e bëri një shkëputje nga narracioni i juaj nga deleriumi i humbjes së privilegjeve tuaja. A do ta amnistojë kjo z. Pacollin për të gjitha të bëmat e tij të tjera, unë atë gjë nuk e besoj, por së paku tregoi një pjekuri dhe maturi kur ju të tjerët e humbët arsyen dhe u lëshuatme të gjithë tërbimin tuaj. KudosBac.

Anglezët e kanë një thënie "givecreditwhere the creditisdue" që në përkthim dhe përshtatje në gjuhën shqipe do t’i binte diçka si "jepe kredinë aty ku ajo është meritore për t’u dhënë", apo atë tonën në origjinale "inatin kija, por hakun mos ia ha" dhe unë fuqimisht besoj në këtë thënie dhe mundohem që si diplomat që jam t’i përmbahem asaj qoftë edhe ndaj njerëzve për të cilët mund të mos gëzoj ndonjë simpati apo pajtim politik.

Unë do të vazhdoj që të mbetem opozitë permanente konstruktive ndaj Qeverisë, por tash paksa më është vështirësuar puna, pasi që po më duhet të jem edhe opozitë e opozitës, e kah me u çky më përpara unë i gjori.

PAN-it 2 i "kërkoj falje" që planet e tyre për formimin e një qeverie të tyre të re dështuan në çastet e fundit dhe kënaqësia që m’u dha t’i shihja ashtu duke u tërhequr me bisht nën këmbë sikur ai qeni topall atje te QKUK-ja, s'ka të pagume. Ju dëshiroj mrizim të gjatë në opozitë, mundësisht edhe fytyrat e juaja jashtë politike dhe të rifreskuara me ca fytyra të reja dhe me shpresë e me ide të reja në kokat e tyre.

© KOHA Ditore